Ndërron jetë i riu që u plagos aksidentalisht nga shpërthimi me tritol në Elbasan.
Mësohet se 29-vjeçari Enea Themollari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur rëndë në korrik nga shpërthimi në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Themollari ishte fqinj me dy motrat, të cilat jetonin në një pallat në Elbasan.
Sipas gazetares Edisona Skënderi, në momëntin kur u rregjistrua ngjarja, i riu ndodhej në banesën ngjitur, si pasojë e forcës së shpërthimit, dera i ka rënë në kokë dhe ai mori plagë në kokë. Themollari ishte anëtarë të familjes me katër pjesëtarë dhe ka lënë pas prindërit dhe një motër.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, por kapja e personit është e vështirë, pasi ai shfaqet i mbuluar.
Kujtojmë që njëra prej motrave është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryentë vrasje në qytetin bregdetar.
Arrestimi i Xhanej e ktheu atë në të penduar të drejtësisë pasi përpara hetuesve ai ka rrëfyer disa krime, deklarime të cilat po verifikohen nga SPAK./abcnews.al