Një burrë humbi jetën pasi zbriti nga kamioni që drejtonte dhe ra në humnerë. Ngjarja ndodhi pas mesnatës në rrugën Elbasan – Tuneli i Krrabës, tek Ura në hyrje të tunelit. Drejtuesi i kamionit Eduart Rajko, rreth 50 vjeç nga Tirana ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Por ai nga pakujdesia ai ra poshtë nga një lartësi rreth 30 – 40 metra. Nga hetimet paraprake rezulton se shoferit i është fikur kamioni pikërisht në këtë vend pasi i ka përfunduar karburanti./abcnews.al