Elbasan/Protestuesit i vënë flakën gomave

schedule10:37 - 5 Prill, 2018

schedule 10:37 - 5 Prill, 2018

Opozita ka bllokuar disa rrugë të rëndësishme kombëtare këtë të enjte si pasojë e mosbindjes civile.
Bëhet fjalë për Vorën, Milotin, Çermën dhe Bradasheshin.
Protestuesit në Bradashesh të Elbasanit kanë ndezur disa goma, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve.
Mësohet se atje gjendet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, së bashku me disa deputetë të opozitës. Ndërsa, kryetari i Parttisë Demokratike ndodhet me protestuesit në Vorë.

“Zoti Rama të bëj thirrje në emër të nënave. Ç’është kjo që të vesh në orën dy të natës të na lebetittësh fëmijët e Kukësit. Të na vesh të na arrestosh motrat dhe vëllezërit tanë. E dyta, na vodhe tokat, e ulëm kokën. Na përzure fëmijët, e ulëm kokën. Zoti Rama mblidhe mendje, lëri dokrrat, lëri tepsiat na jep drejtim. Lëri taksat se nuk arrijmë do të hamë bukë”.

“Po pate mundësi na vër taksa e për fëmijët. Vetëm kjo na ka ngelur. Të lutem shumë vetëm taksat e fëmijëve na lër se vetëm kjo ka ngelur pa vënë”.

“Përse duhet të na burgosësh neve dhe jo miqtë e tu. Po s’i lëshove kuksianët përditë këtu na ke”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!