Elbasan, përfundon shërbimi i sterilizimit në spital

schedule15:06 - 16 Shkurt, 2018

schedule 15:06 - 16 Shkurt, 2018

Përfundon investimi i shërbimit të sterilizimit në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Me këtë rast ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë Oligerta Manastirliu e cila tha se  prej 30 vjetësh në spitalin kirurgjik përdoreshin instrumenta, të cilat nuk garantonin higjienën e duhur e për pasojë mjaft pacientë përballeshin me problemet post operatore. Deputeti Taulant Balla u shpreh se në spitalin kirurgjik të Elbasanit kryhen mesatarisht 200 ndërhyrje operatore në muaj ose rreth 2400 në një vit. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme tek ky projekt është se mbi të gjitha përfitojnë pacientët të cilët kishin probleme postoperatore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!