Elbasan, operacioni “Porosia” kapet personi i gjashtë

schedule12:29 - 9 Shkurt, 2018

schedule 12:29 - 9 Shkurt, 2018

Ka shkuar në gjashtë numri i të arrestuarve për llogari të operacionit “Porosia” në Elbasan. Pas pesë personave që u arrestuan gjatë natës së enjte, policia ka kapur edhe Erges Lipon 30 vjeç nga Pogradeci. Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e  kryer në bashkëpunim”. Gjate superoperacionit ku u arrestuan pesë të parët, policia sekuestroi 82 kallëpe tritoli, armë e municione të tjera./abcnews.al