Elbasan, një grabitës sulmon me gërshërë dhe plagos 3 punonjës policie

schedule10:34 - 2 Korrik, 2018

schedule 10:34 - 2 Korrik, 2018

Një grabitës ka plagosur me gërsherë tre punonjës policie në Elbasan. Kjo ndodhi pasi autori kishte grabitur një dyqan dhe policia e ndoqi për ta arrestuar.

Një grabites që mendohet të jetë i sëmurë mendor sulmoi me gërshërë dhe la të plagosur tre punonjes të policisë së Elbasanit.

Autori është Nerfan Halimllari, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në paraburgimin e komisariatit.

Ngjarja në lagjen “5 Maji” ndodhi kur Halimllari hyri në një dyqan ushqimor me pronar Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç.

Pasi e kërcënoi i mori xhiron e dyqanit, rreth 20 mijë lekë të reja e më pas është larguar.

Me të marrë njoftimin, një Patrullë e Policisë së Elbasanit shkoi në vendngjarje dhe konstatoi autorin me gërshërë në dorë.

I ndodhur në këto kushte, Halimllari tentoi fillimisht të dëmtojë veten. Punonjësit e Patrullës ndërhynë për ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, u plagosen tre punonjësit e Policisë. Ata morën ndihmën mjekësore në spital.

Policia ndaloi  autorin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!