Një nënë në Elbasan ka denoncuar e alarmuar në polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur.
“Më datë 18.12.2021, shtetasja, M. K., ka kalëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan”, thotë policia.
Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 3 persona për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve:-H. Rr., 38 vjeç, dhe L. D., 64 vjeç ,banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. -H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al