Ndërkohë burimet e policisë i thanë ABC News se 5 persona të ndaluar në Elbasan dhe në Shkoder, dyshohet se jenë bashkëpunetorë në shpërthimin me eksploziv që ndodhi disa javë më parë në Shkoder. Shënjestër e këtij atentati dyshohet se ishte Lulzim Kulla, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi në lagjen “Rus”.
Sot në mëngjes këta persona të ndaluar janë dërguar në masa të larta sigurie në drejtorinë e Policisë së Shkodrës, ku po kryhen hetimet për shpërthimin e tritolit.
Nuk dihen ende emrat e të ndaluarve dhe nuk ka detaje se cili ka qenë roli i këtyre personave në shpërthimin e tritolit në Shkodër. Por sipas të dhënave të rezervuara, në Elbasan u gjet edhe makina që dërgoi në Shkodër, motorin ku u vendosën 900 gramë tritol. Ky grup u zbulua pasi hetuesit kanë këqyrur filmimet e disa kamerave në qytetin e Shkodrës.
Ndërsa bëhet e ditur se në operacionin e mbrëmshëm në Elbasan morën pjesë dhjetra forca Speciale, forcat RENEA që drejtoheshin nga drejtues të Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit dhe drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.
/abcnews.al