Mungesa e pikave të grumbullimit në fshatrat e Elbasanit ka bërë që fermerët t’i shesin vetë prodhimet e tyre. Por ata tregojnë se çdo gjë jepet nën kosto dhe fitimet janë shumë të pakta.
Po sheshin nën kosto. Mjafton që prodhimi te mos përfundojë në kanal. Në Elbasan është piku i tregut, por fermerët po tregojnë vetë për shkak se nuk ka vendgrumbullim të mallit.
E gjitha bëhet në kaos.
“Ne i çojmë te tregu në Elbasan, por tërheqja atje është shumë e pakët”
Në fushat e Elbasanit serat janë të mbushura me perime të stinës. Në fshatin Kuqan ky fermer thotë se e gjitha dita është punë bashkë me familjen. Por mundi shkon dëm. Përveç çmimeve të ulëta kostos i shtohet edhe transporti. Në këto fshatra nuk ka pika grumbullimi.
“Problem i madh për ne është mungesa e magazinave të grumbullimti të perimeve, këtu në Elbasan nuk ka”
E njëjta situatë edhe në fshatin ngjitur Muriqan. Një sasi të tillë kastraveci fermeri thotë se do të japë me 100 leke të vjetra.
“Tregu është për të ardhur keq në një gjendje të rënduar, pasi çdo gjë shitet nën kosto. Është pa interes për prodhuesin”.
Kurse ky emigrant çdo kursim e hodhi në sera. Tani nuk do as ta vjelë prodhimin.
“Kungulli është 200 lekë, kurse domatja 100 lekë. Ne që prodhojmë jemi me humbje”.
Specialistet e Bujqësisë në Ebasan i njohin shqetësimet. Kujtim Gjoni thotë se ky treg mund të funksionojë vetëm nëpërmjet politikave qëndrore.
“Është e vërtetë që kjo periudhë e prodhimit në sera është kulmi. Duke qenë prodhim i madh fermerët kanë të drejtë se mungojnë pikat e grumbullimit, që në të ardhmen ka një strategji për ngritjen e pikave të grumbullimit”. /abcnews.al