Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale.
Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërsa një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht një të 24-vjeçare, si dhe i ka marrë një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar shtetasin 24 vjeçar, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash
Po ashtu është vënë në pranga edhe një 23 vjeçar, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.r.t/abcnews.al