Elbasan, burri plagos ish-gruan, djalin dhe kunatin

schedule12:15 - 11 Gusht, 2019

schedule 12:15 - 11 Gusht, 2019

Katër persona janë sakatuar gjatë një konflikti ne familje ne qytetin e Elbasanit. Burri ka goditur me sende të forta ish-gruan e tij, djalin por edhe kunatin që i ka dalë në ndihmë të motrën dhe nipit.  I plagosur ka mbetur dhe vetë 50 – vjeçari, i cili është vënë në gjendje  arresti. Të gjithë të dëmtuarit janë dërguar në spital. Policia mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes dhe parandaloi përshkallëzimin e këtij konflikti të ashpër.  Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!