Elbasan, breshëri dëmton të mbjellat

schedule16:15 - 16 Qershor, 2018

schedule 16:15 - 16 Qershor, 2018

Prej disa ditësh, shiu dhe breshëri po shkatërron të mbjellat në disa fshatra të Elbasanit. Fermerët thonë se për këtë vit janë të falimentuar dhe nuk presin prodhim, ndërsa janë të shokuar nga fenomeni natyror.

Një breshër i pazakontë ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Letan të Elbasanit. Disa minuta shi dhe duhani, pemët dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me bujqësinë u rrafshua përtokë. Fermerër janë dorëzuar nga pasojat e fenomenit natyror.

“Na ka zhdukur, duhanin, kulturë kryesore që e ka fshati jonë”.

Kryeplaku i këtij fshati thotë se banorët këtë vit nuk sigurojnë dot bukën e familjes.

“Është një dëm i pallogaritshëm në bujqësi. S;kemi ça të hajmë tjetër. Kërkojmë ndihmë nga shteti”.

Gjatë kësaj javë që po mbyllet fshatra në Gramsh, Cërrik dhe Elbasan kanë pësuar dëmtime të mëdha nga stuhitë e shiut dhe breshëri.

Në prefekturë është ngritur një grup pune që do të verifikojë dëmet, por nuk dihet nëse do të kompensohen ndonjëherë këta fermerë. Nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, ata asnjëherë nuk kanë marrë ndihma nga shteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!