Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe më pas sekuestruar armët në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergaj. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëllezërit”, ka përfunduar në pranga shtetasi Bujar Musta dhe është vënë në procedim penal për shkaqe shëndetësore vëllai i tij.
Në banesat e vëllezërve nga Elbasani u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 thikë.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i hetimit dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al