ELBASAN- Një 58-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga për veprën penale dhunë në familje.
Policia thotë se ky person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Grupi hetimor ka nisur punë për të zbardhur motivet, të cilat kanë çuar 58-vjeçarin drejt aktit të dhunës./ abcnews.al