“El Clasico”, mësohet arbitri që do të gjykojë supersfidën e La Liga-s

schedule13:00 - 21 Tetor, 2021

schedule 13:00 - 21 Tetor, 2021

Në fundjavë, Barcelona do të presë Real Madridit, në “Camp Nou” sfidë e vlefshme për La Liga. Dy rivalët më të përbetuar të kampionatit spanjoll kanë fituar ndeshjet paraprake në Champions League dhe synojnë që të dalin me pikët e plota edhe nga  “Camp Nou”. Ky duel mes dy ekipeve luhet në orën 16:15.

Para pak minutash është konfirmuar edhe arbitri që do të mbajë drejtësinë në këtë ndeshje. Sanchez Martinez do drejtojë “El Clasicon”, derisa Gonzalez Gonzalez do jetë në VAR.

Për Martinez, kjo është hera e pestë që drejton derbin më të madh në botë, ku statistikat nuk i konvenojnë aspak Real Madridit. Me Martinez si gjyqtar, Real Madrid e ka mposhtur Barcelonën vetëm një herë në vitin 2017 në Superkupën e Spanjës me rezultat 2 – 0.Ndërsa, në tre takimet tjera, Barcelona ka shënuar fitore: Real Madrid 0 – 3 Barcelona (La Liga, 2017/18), Barcelona 5 – 1 Real Madrid (La Liga, 2018/2019) dhe Real Madrid 0 – 3 Barcelona (Kupa e Mbretit, 2018/19).

F.A/abcnews.al