“El Clasico” i parë nuk shkoi siç pritej, De Jong: Ja çfarë nuk funksionoi

schedule18:14 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 18:14 - 19 Dhjetor, 2019

Barcelona nuk zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Real Madrid dhe sfida e zhvilluar në “Camp Nou” u mbyll pa gola. Një rezultat i tillë nuk regjistrohej prej 17 vitesh në La Liga. Ishte nëntori i vitit 2002 dhe ekipet nuk arrinin t’i shënonin njëra-tjetrës.

Në fund Real Madrid fitoi garën me Real Sociedad dhe u shpall kampion me dy pikë më shumë. Frenkie De Jong u mahnit nga atmosfera që krijuan tifozët, por mbeti i zhgënjyer nga performanca e shokëve të skuadrës.

Ishte “El Clasico” e parë për mesfushorin e Barcelonës, por ekipi i Zidane zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe frenoi vendasit. Në një prononcim për Ziggo Sport, 22-vjeçari foli hapur dhe analizoi problemin e madh të ekipit katalanas në duelin kundër armiqve të përjetshëm.

Ishte një ndeshje pak zhgënjyese dhe prisnim të luanim më mirë. Atmosfera ishte fantastike dhe kur je Barcelona, duhet të fitosh në shtëpi. Mendoj se hasëm probleme në lidhjen mes reparteve, sidomos në aspektin ofensiv“, thekson De Jong. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!