Bruno Fernandes është objektivi i përbashkët i Barcelonës dhe Real Madrid. Mesfushori portugez u transferua në janar te Manchester United, është përshtatur për mrekulli me ekipin e ri dhe është një garancitë e pakta të ekipit të Solskjaer.
55 milion euro paguan “Djajtë e Kuq” te Sportingu i Lisbonës, teksa projektohet një tjetër transferim i tij në fund të këtij sezoni. Dy klubet e mëdha të Spanjës e pëlqejnë shumë 26-vjeçarin dhe janë gati për një “duel” në merkato.
Daily Mail raporton se Bruno Fernandes nuk ndihet i lumtur te “Djajtë e Kuq”, edhe pse gëzon mbështetjen dhe respektin e tifozëve. Lojtari i kombëtares portugeze nuk do e refuzonte transferimin në kampionatin spanjoll. /abcnews.al