TIRANË– Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Skerdjan Dhuli, i ftuar në Real Story, tha se Sali Berisha mund të shkojë në SHBA, para zgjedhjeve të 11 majit.
I pyetur se si mund ta realizojë këtë, Dhuli tha se ekziston një mekanizëm i posaçëm, përmes të cilit kryetari i PD mund të udhëtojë drejt SHBA edhe pse është non grata.
“Që ka një marrëdhënie të relaksuar të PD dhe qarqeve amerikane, kjo është e qartë. Kjo do ta thyente me një vizitë e mundshme e doktor Berishës në SHBA. Mund të ndodhë edhe përmes një vize të posaçme, mekanizmi ekziston. Po, akoma ka një shpesë”, tha ai.
Ai foli edhe për Yuri Kim, e cila mori një tjetër detyrë në DASH. Por, sipas Dhulit, ish-ambasadorja amerikane në Tiranë ka përfunduar jashtë shërbimit diplomatik duke theksuar se gradimi i saj nuk është i vërtetë.
“Ish-ambasadorja shkoi dhe perëndoi jashtë DASH, Ka përfunduar jashtë shërbimit diplomatik. Yuri Kim është njeriu që i ka rënë në qafë PD më shumë se kushdo. Non Grata nuk do ndalojnë në gjithë botën, mos prit të ndalojnë non grata pse Berisha është non grata. Mund të jetë i njëjti nen, nuk quhen të gjithë Sali Berisha. Berisha i para 5 nëntori dhe PD, ishte komplet e izoluar, ishte e goditur nga 4 anët e dipolomacisë dhe politikës ndërkombëtare, sot po flasim që i është riaktivizuar statusi i saj në Samitin e Partive Popullore Europiane. Po flasim për një marrëdhënie të relaksuar”, theksoi ai.
/abcnews.al