Vrau shqiptaren në Itali, partnerin e fundos telefoni: Kishim debat për arsye xhelozie

schedule20:48 - 8 Shkurt, 2021

schedule 20:48 - 8 Shkurt, 2021

Policia italiane arrestoi një 43-vjeçar shqiptar me inicialet A.K. si të dyshuar për vrasjen me thikë dje në Milano të Luljeta Heshtës, 47-vjeçe nga Peqini. Një nga pistat që po hetohet si shkak që mund të ketë sjellë debatin dhe më pas vrasjen është xhelozia.

Ndërkohë që mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen. Gjatë marrjes në pyetje, burri pranoi se kishte debatuar me partneren e tij në ditët e mëparshme për arsye xhelozie, sepse ai dyshonte se ajo kishte një të dashur.

Sidoqoftë, ai mohoi që të ishte i përfshirë në vrasje dhe që të kishte qenë në zonën ku ndodhi krimi. Por qelizat telefonike afër vendit të krimit rrëzuan alibinë e tij.

Në skenën e rindërtuar të krimit nga grupi hetimor në Itali, theksohet se fillimisht ka pasur një sherr mes tyre, që degradoi në grushte dhe shkelma nga autori kundër 47-vjeçares shqiptare që punonte si prostitutë. Më pas e qëlloi me thikë 5 herë duke e lënë të vdekur./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!