Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në kryeqytetin grek. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen “Haidari”. Mediat kanë bërë të ditur se viktima është 33 vjeç, por nuk kanë dhënë detare të tjera. Mësohet se ai u gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar i rastit në rrugën “St. Mavras”.
33-vjeçari u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se i riu është qëlluar nga pas. Deri më tani nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por autoritetet greke kanë nisur hetimet./abcnews.al