Ekzekutohet në Laç 60 vjeçari, gjendet një makinë e djegur

schedule08:20 - 1 Nëntor, 2021

schedule 08:20 - 1 Nëntor, 2021

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Laçit. Ku si pasojë ka humbur jetën 60 vjeçari, Xhelal Reçi.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ai është ekzekutuar në afërsi të bizneseve të tij, pasi njihej si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në këtë qytet.

Paraprakisht dyshohet se autorë kanë qenë dy dhe të maskuar.

LEXO EDHE: Vrasja në Laç, policia jep detaje

Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje mësohet se një makinë e cila dyshohet të jetë e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të lumit.

Policia bën me dije se drejt Laçit për të ardhur në ndihmë të autoriteteve lokale, janë nisur grupe të FNSH-së.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!