Ekzekutohet në Belgjikë “krahu i djathtë” i Ardjan Çapjas

schedule18:28 - 23 Janar, 2022

schedule 18:28 - 23 Janar, 2022

Është ekzekutuar në Belgjikë, Bledar Muça. Ky i fundit njihet ndryshe si “krahu i djathtë” i Ardjan Çapjas. Mediate vendase raportojnë se 39-vjeçari është vrarë në Antwerp. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00.

Muça është qëlluar në një autostradë, ndërsa ka ndërruar jetë në vend. 39-vjeçari kishte edhe shtetësi britanike. Viktimës i është gjetur një pasaportë bullgare me ID tjetër, përvec asaj britanikes. Identifikimi është bërë nga shenjat e gishtërinjve dhe është mësuar se është shqiptari, Bledar Muça. Sakaq, autoritetet belge kanë nisur hetimet, ndërsa janë vënë në kërkim të autorëve.

Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.

Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!