ABC News ka arritur të sigurojë automjetin e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër.
Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit.
Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja.
Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

