Vritet me armë zjarri në Itali një 27-vjeçari shqiptar Kastriot Ismailaj. Sipas mediave italiane i riu ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk u bëri ballë plagëve të marra.
Ismailaj thuhet se kishte marrë një plumb në kokë, duke vështirësuar edhe mjekët për të ndërhyrë në kohë.
Policia pritet të marrë në pyetje një person të tretë i cili ndodhej brenda banesës ku ndodhi ngjarja.
Deri më tani identifikimi një 27-vjeçari të quajtur Giovanni Di Benedetto u bë i mundur falë deklaratave të të plagosurit të dytë, 43-vjeçarit nga Catania i cili u rrëzua nga kati i dytë i pallatit pasi u plagos me armë zjarri.
Mjekësia ligjore po ekzaminon armën e gjetur brenda mureve të asaj banese.