Ekzekutohet me armë gjahu politikani tradhtar në Kherson, i kishte shpëtuar një atentati dhe sfidonte ukrainasit

schedule12:34 - 30 Gusht, 2022

schedule 12:34 - 30 Gusht, 2022

Një politikan që konsiderohet tradhtar nga Ukraina, pasi ndryshoi krah duke mbështetur Vladimir Putinin në luftën kundër vendit të tij, është ekzekutuar në banesën e tij në rajonin e Kherson, ku trupat e Kievit po kryejnë një kundërofensivë.

33-vjeçari Oleksiy Kovalyov, është goditur për vdekje me një armë gjahu, ndërsa gruaja e tij 38 vjeçe u godit me thikë dhe ju pre fyti nga agresorët, para se të ndërronte jetë në spital.

Një kanal Telegrami i drejtuar nga gazetari ukrainas Andrei Tsaplienko konfirmoi se “tradhtari, bashkëpunëtori dhe ish-deputeti i Popullit Oleksiy Kovalyov u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij.

“Pushtuesit kanë filluar kërkimet intensive dhe kontrollet e dokumenteve. Kini kujdes, ukrainas”, thuhet më tej.

Mediat lokale raportojnë se çifti besohet se është vrarë nga një skuadër goditëse.

Oleksiy Kovalyov, mbante një post të lartë në administratën ushtarako-civile të emëruar nga Moska në Kherson, në lidhje me bujqësinë. Pas një tentative ttë dështuar për vrasje më herët, Kovalyov u kishte thënë në mënyrë sfiduese armiqve të tij ukrainas: “Nuk do të më ndalni dot”.

Pesë atentate të tjera të dyshuara janë raportuar në rajonin e Khersonit, me Ukrainën që tani është përfshirë në një kundërofensivë për të rimarrë territorin nga rusët.

Vladimir Saldo, kryetar i kryeqytetit rajonal të Khersonit, ndodhet në koma në një spital në Moskë pas dyshimeve për helmim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!