Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë ku një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Burime nga policia bëjnë me dije për Abc News se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 12 persona të dyshuar kryesisht banorë të zonës.
Gazetari Elton Nika bën me dije për Abc News se sipas uniformave blu ndaj viktimës është qëlluar 10 herë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Pistat e hetimit janë puna që mund të ketë bërë i riu në Belgjikë nga ku kishte tre muaj i kthyer ose ndonjë konflikt i momentit që mund të ketë ndodhur gjatë qëndrimit të tij në Vlorë.
Ndër të tjera mësohet se në kuadër të hetimeve policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës përreth ngjarjes.
Lexo edhe: EMRI/ Vritet me armë zjarri i riu në Vlorë
Viktima është Kristian Breshanaj, 25 vjeç i ekzekutuar me armë zjarri. Ndërkohë pak orë pas ngjarjes së rëndë policia ka gjetur një automjet të shkrumbuar me targa greke në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë./abcnews.al