Ekzekutohet brenda rezidencës shqiptari në Spanjë, autorët hynë si policë

schedule20:44 - 20 Nëntor, 2020

schedule 20:44 - 20 Nëntor, 2020

Një shqiptar i identifikuar si Trisas është ekzekutuar sot në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora të Spanjës.

Ngjarja ndodhi në orën 05:00, sipas raporteve të para. Mediat vendase raportojnë se rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.

Vrasësit ishin veshur si policë, tha prokurori Walter Jaramillo. Viktima mori të paktën gjashtë të plumba pushke, shtoi zyrtari.

I ndjeri ka histori me të shkuar kriminale, pasi kishte qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!