Ekzekutimi në Shkodër/ 33-vjeçari u qëllua pranë banesës, shkak dyshohet një konflikt i çastit

schedule23:07 - 21 Shtator, 2023

schedule 23:07 - 21 Shtator, 2023

Ende nuk janë të qarta rrethanat, por një konflikt i çastit po hetohet nga policia si pistë për vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fierza, ngjarje e ndodhur në fshatin Hot i ri të Shkodrës, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se Fierza u qëllua pranë banesës së tij. Ndërkaq, mësohet se një orë para ngjarjes, ka pasur një konflikt në një nga lokalet e fshatit, por nuk dihet nëse 33-vjeçari ka qenë i përfshirë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45. Ai ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij kur është qëlluar me armë zjarri. E vetmja pistë është një konflikt i çastit mes tij dhe disa personave. Ka pasur konlikt 1 orë më parë në një nga lokalet e fshatit. Nga të dhënat e policisë, por edhe të dëshmitarëve,  33-vjeçari nuk ka pasur konflikte, ka qenë i njohur për shoqërinë e tij si një njeri punëtor, nuk është përfshirë në konflikte. Mbetet për t’u sqaruar shkaku i këtij konflikti. Ka pasur një konflikt, por nuk dihej nëse është përfshirë 33-vjeçari apo ndonjë i afërm i tij. Nuk ka qenë i skduar në asnjë rrethanë”, raportoi gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al