Ekzekutimi i Ramazan Mataj/ Autori u largua me biçikletë pas krimit, armën e groposën në oborrin e banesës

schedule13:14 - 7 Janar, 2025

schedule 13:14 - 7 Janar, 2025

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës, ku mbeti i vrarë i riu Ramazan Mataj.

Autori  i dyshuar Arjon Hasaj është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Policia thekson se nga hetimet dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

Policia ka publikuar momentin kur autori është larguar me biçikletë pas kryerjes së krimit.

Sakaq,Policia gjeti armën e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!