Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë, kush është i arrestuari me tre mbiemra

schedule11:01 - 20 Mars, 2024

schedule 11:01 - 20 Mars, 2024

FUSHË KRUJË- Pak ditë pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Policia ka mundur të arrestojë një person dhe një tjetër e ka shoqëruar pasi dyshohen të përfshirë në krimin monstruoz, që tronditi Fushë-Krujën.

I dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja është Ilir Beqaraj, i cili mban rezulton me dy mbiemra të tjerë përkatësisht, Brahimi dhe Mançellari.

Po ashtu është shoqëruar edhe Edision Haxhiu, pronari i makinës tip “ Golf” me të cilën dyshohet se autorët e krimit se janë larguar nga vendngjarja, pasi dogjën automjetin tip “Land Rover Discover”.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, thotë se zbërthimi  i lëvizjes së autorëve është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se në këtë atentat kane marrë pjesë katër persona, pasi edhe në brendësi të automjetit që u gjet i djegur, u konstatuan katër armë zjarri.

Referua burimeve hetimore, ka dyshime se Ilir Beqaraj mund të jetë paguar për vrasjen e Gentian Bejtjas. Po ashtu ka dyshime se Beqarja është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike.

Dinamika si lëvizën autorët e dyshuar

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!