Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Autorët dyshohet se kanë hyrë brenda rrethimit të banesës së viktimës

schedule18:18 - 15 Mars, 2024

schedule 18:18 - 15 Mars, 2024

FUSHË KRUJË- Pasditen e kësaj të premteje u ekzekutua me armë zjarri Gentian Bejtja, në ambientet e banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka duke raportuar nga vendi i ngjarjes thotë se grupi ai atentatorëve kanë hyrë brenda ambienteve të rrethimit të banesës dhe më pas dyshohet se e kanë ndjekur Bejtjan, duke e qëlluar për vdekje.

Grupi hetimor ka nisur hetimet, ndërkohë trupi i pajetë i Gentian Bejtjas është transportuar drejt morgut në kryeqytet.

“Brenda këtij automjeti janë gjetur katër kallashnikovë. Po punohet nga ana e policisë, pasi po kërkohen edhe shenja të tjera. Tani po largohet dhe autoambulanca, tek e cila është trupi i pajetë  i Gentian Bejtas, i cili po dërgohet në murgun e kryeqyteti”, tha ai.

Gazetari Leka shtoi se brenda në banesë ka qenë dhe nëna e viktimës, e cila është marrë në pyetje.

“Ka qenë duke dalë nga ambientet e shtëpisë dhe ky moment është shfrytëzuar nga autorët., Ai ka qenen në oborr dhe ka tentuar të largohet drejt një magazine, por autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar. Në banesë ka qenë edhe nëna e viktimës dhe po merret në pyetje, dhe po ashtu dhe banorë të tjerë”, tha ai.

Pista kryesore ku po krydhen hetime është ajo e larjes së hesapeve, pasi emri i Gentian Bejtjas ka qenë i njohur për Policinë e Shtetit. Sakaq, ish-polici i burgjeve u ka shpëtuar tri atentateve të mëparshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!