Ekzekutimi i Edison Harizaj/ Policia merr në pyetje familjarët

schedule15:13 - 10 Nëntor, 2018

schedule 15:13 - 10 Nëntor, 2018

Policia nuk ka asnjë të dyshuar nga autorët që vranë Edison Harizaj bashkë me mikun e tij me bresheri plumbash automatiku pranë vendit të njohur si Bregu i Kanalit në Durrës. Familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin për grupin hetimor ndërsa, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. 

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi i tipit mafioz të Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caca, policia ende nuk asnjë person të prangosur apo të dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbremjen e 6 nëntorit.

Pista kryesore që pohetohet është “larje hesapesh” mes grupeve rivale që operojnë në qytetin e Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Prej më shumë se 1 viti Harizaj lëviste me automjet të blinduar në rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa Caca ishte njeriu i besuar i tij që kishte rolin e shoferit dhe të badigardit. Familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin dhe të japin hollësira para oficerëve të policisë së qytetit bregdetar për të kaluarn e Harizajt, por, kanë këruar që policia të zbardh ngjarjen sa më parë të jetë e mundur dhe autorët të vihen para ligjit. Gjithashtu po kqyret edhe aparati telefonik i viktimës, për të parë se kush kanë qenë personat e fundit që ka komunikuar Edison Harizaj. Grupit hetimor dyshon se, 39-vjeçari ishte monitoruar hap pas hapi dhe se atentatorët ishin siguruar që nuk po udhëtonte me automjet të blinduar, duke i bërë pritë në rrugën dytësorë në unazën e Plazhit të Durrësit. Uniformat blu shoqëruan mbi 30 persona, me precedentë, persona që u gjetën afër vendit të ngajres si edhe persona me të cilët dy viktimat kanë pasur komunikime, por që më pas u lanë të lirë.

Burime nga policia e shtetit theksojnë se disa muaj më parë kishte mbërritur nga Belgjika një dosje voluminoze për Edison Harizaj, ku dyshohej si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe në shfrytëzimin e prostuticionit.  Edison “faqedjeguri” ose Edisoni i “shtatë pallateve” siç e njihnin vlonjatet viktimen, ka qenë i hetuar për vrasjen e Gjyqtarit Skerdilajt Konomi të ndodhur në gusht të 2011. Por hetuesit nuk siguran prova për përfshirjen e tij në atë ngjarje. Në Tiranë, i ndjeri kishte lidhje të ngushte e Emiljano Shullazit, ndërsa prej disa kohësh zotëronte disa lokale dhe hetole në Vlorë dhe Durrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!