Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnje, këto janë dy pistat kryesore të hetimit

schedule10:17 - 24 Gusht, 2021

schedule 10:17 - 24 Gusht, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje a biznesmenit  Bledar Muça në Lushnje. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, raporton se autoritetet po punojnë në dy pista kryesor lidhur me shkakun pse mund të ketë ndodhur ekzekutimi.

Pista e parë është ajo e prishjes së mundshme të pazareve të drogës, ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e lidhjeve familjare të viktimës me Roland Shytin, anëtarin e grupit të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Muca ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Lexo edhe: Gjak, gëzhoja dhe lot, pamjet nga kasaphana në Lushnje

Mësohet se ndaj Muçës është qëlluar 21 herë me breshëri kallashnikovi. Plumbat kanë kapur edhe 5 persona të tjerë. Mes të plagosurve më rëndë është gjendja e kunatit të viktimës, Judin Velo.

Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes. Muça nuk njihej si tip problematik në Lushnje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!