Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Kurbin, arrestohet autori

schedule16:39 - 25 Shkurt, 2025

schedule 16:39 - 25 Shkurt, 2025

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit, Dodë Mamli. Ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Kurbin.

Autori i dyshuar Dashnor Tota, vrau me armë zjarri 67-vjeçarin Dodë Mamli. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.

Në momentin e kapjes nga Policia, 53-vjeçarit Dashnor Tota, i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!