Ekzekutimi i 34 vjeçarit në Mirditë, dyshohet hakmarrja

schedule20:47 - 2 Tetor, 2019

schedule 20:47 - 2 Tetor, 2019

Zbardhen detaje të reja pas ekzekutimit të 34 vjeçarit në Mirditë.

Sipas të dhënave më të fundit dyshohet se vrasja e bërë ditën e sotme në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri Eri Zefi 34 vjeç, të jetë bërë për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës ka kryer një vrasje në muajin shkurt të këtij viti.

Në shkurt të këtij viti, 37-vjeçari Ndue Zefi, vëllai i viktimës së sotme Eri Zefi,  vrau me kallashnikov shtetasin Martin Ndreca, 45 vjeç, në Durrës. Ai i kishte zënë pritë fqinjit të tij, duke e qëlluar me pesë plumba. Para se të ndodhte krimi, autori dhe viktima ishin ulur bashkë në lokalin e lagjes, ku pasi kishin konsumuar alkol ishin konfliktuar mes tyre.

Ata nuk ishin përplasur fizikisht, por me tu ngritur nga tavolina, 37-vjeçari kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marrë kallashnikovin, duke ekzekutuar fqinjin Ndreca me 5 plumba. Pas krimit ai u largua, për t’u vetëdorëzuar dy ditë më pas në Polici.

Pasditen e së mërkurës Policia e Lezhës njoftoi për 34-vjeçar që ishte gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Zallë Xhuxhë në Mirditë. Fare pranë Rrugës së Kombit ndodhej trupi i pajetë i Eri Zefit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!