Hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper, 23-vjeçari Gëzim Sinomati, janë ende në vijim. Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ndodhet sërish në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me ekspertë dhe grupin hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia dyshon në përfshijnë e disa personave në këtë vrasje. Verifikime po kryhen edhe mbi disa automjete që dyshohen se mund të ketë larguar autorët e ngjarjes dhe pas djegies së automjetit tip BMW pas krimit. Ndërsa makina e autorëve dyshohet e vjedhur në Shkodër.
/abcnews.al/