Daniel Noboa është zgjedhur presidenti i Ekuadorit në moshën 35 vjeçare, duke u bërë personi më i ri në historinë e vendit që merr këtë detyrë të rëndësishme. Ai u shpall fitues në zgjedhjet e së dielës ku mori 52.3% të votave, duke lënë pas rivalen e tij në garë Luisa González, e cila pranoi humbjen.
35 vjeçari vjen nga radhët e partisë National Democratic Action dhe është djali i Alvaro Noboa, i cili ka garuar 5 herë për president, por nuk ka fituar asnjëherë.
Pas publikimit të rezultateve, Noboa përshëndeti mbështetësit e tij dhe deklaroi se nga “nesër do të nisë një erë e re për rindërtimin e Ekuadorit të goditur rëndë nga dhuna, korrupsioni dhe urrejtja.
/abcnews.al