Ekuadori ka konfirmuar se themeluesi i Uikiliks, Julian Asanzh është zyrtarisht shtetas i këtij vendi. Ministrja e jashtëme tha se po kërkonte një zgjidhje “dinjitoze” për situatën e tij me Britaninë, vend i cili më herët refuzoi një kërkesë nga Ekuadori për t’i dhënë Asanzh statusin diplomatik. Themeluesi i Uikiliks po qëndron prej më shumë se 5 vitesh në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ai ka përfituar azil në këtë seli diplomatike në 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me akuzat për përdhunim. Lajmi për neutralizimin e Asanzh, vijnë pas zbulimit se ai posedon një pasaportë të Ekuadorit./abcnews.al
Ekuadori vlerëson themeluesin e Wikileaks
schedule22:00 - 11 Janar, 2018
schedule 22:00 - 11 Janar, 2018