Ekuador/ Të burgosurit marrin peng 57 roje dhe oficerë policie

schedule08:00 - 1 Shtator, 2023

schedule 08:00 - 1 Shtator, 2023

Të burgosurit e burgut Cuenca në jug të Ekuadorit, të cilët kanë protestuar që prej të mërkurës kundër transferimit të të burgosurve në burgje të tjera, kanë marrë peng 57 agjentë, përfshirë roje dhe policë.

Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha gjatë një konference për shtyp në Quito, se shtatë prej tyre ishin oficerë policie.“Ne jemi të shqetësuar për sigurinë e oficerëve tanë”, u shpreh ministri.

Marrja e pengjeve erdhi një ditë pasi qindra ushtarë dhe oficerë kryen një operacion për të kërkuar armë, municione dhe eksplozivë në një nga burgjet kryesore të vendit, në qytetin e Andeve të Latacunga.

SNAI, zyra shtetërore përgjegjëse për burgjet, tha se pengjet ishte një hakmarrje për atë operacion. Por autoritetet më vonë thanë se ishte në shenjë proteste ndaj transferimit të të burgosurve në burgje të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!