Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, përfshirë edhe sistemin e burgjeve, pas arratisjes Adolfo Macias, i njohur ndryshe si “Fito”, kreu i bandës më të madhe të trafikut të drogës.
“Sapo kam firmosur dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që policia të ketë të gjithë mbështetjen politike dhe ligjore në veprimet e saj”, ka shkruar Noboa në Instagram.
“Prandaj, ushtria është e autorizuar të ruajë rendin publik në rrugët dhe burgjet e vendit, ku është vendosur edhe shtetrrethimi gjatë natës midis orës 23:00 dhe 5 të mëngjesit”, shton presidenti.
Jose Adolfo Macias, drejtues i grupit “Los Choneros”, konsiderohet si një prej kriminelëve më të mëdhenj në Ekuador.
Ai njihet me pseudonimin “Fito” dhe në vitin 2011 është dënuar me 34 vjet burgim për trafik droge dhe vrasje.
Los Choneros është një organizatë kriminale që autoritetet në Ekuador e kanë lidhur me zhvatjen, vrasjen dhe trafikun e drogës, ndër krime të tjera, dhe të akuzuar për kontrollin e burgjeve kryesore të vendit.
/abcnews.al