Ekuador/ Një gazetar zëvendëson kandidatin e vrarë presidencial Villavicencio

schedule14:51 - 14 Gusht, 2023

schedule 14:51 - 14 Gusht, 2023

Gjashtë ditë para zgjedhjeve presidenciale të Ekuadorit, partia centriste e kandidatit Fernando Villavicenci, i cili u vra javën e kaluar, ka gjetur zëvendësuesin e tij, gazetarin Cristian Surita, për të udhëhequr luftën në këto zgjedhje të mbushura me krime dhe trafik droge.

Villavicencio, 59 vjeç, ishte në vendin e dytë në sondazhet e zgjedhjeve kur u qëllua për vdekje teksa po largohej nga një tubim në kryeqytetin Quito. Partia Construye e Fernando Villavicencio zgjodhi të dielën, pasardhësin e tij, 53-vjeçarin Cristian Surita , për ta përfaqësuar në zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

Duke qenë se kandidatura e tij është miratuar nga komisioni zgjedhor i CNE, Surita ka bërë të ditur se do të ndjekë plotësisht planin politik të mikut të tij të ndjerë. Që nga fillimi i hetimeve për vrasjen e Villavicencio , gjashtë kolumbianë janë arrestuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!