Si çdo vit, ditën e festës kombëtare për pavarësisë, ekstremi i djathtë në Poloni ka manifestuar në Varshavë. Protesta këtë herë ishte kundër masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë dhe çdo gjë përfundoi në dhunë fizike mes tyre dhe policisë.
Shumë pjesëmarrës, të cilët protestonin kundër kufizimeve të vendosura në kuadër të luftës kundër pandemisë, mbërritën me motorë dhe automjete duke iu bashkuar manifestuesve në shesh.
Policia polake reagoi ndaj hedhjes së gurëve dhe shisheve, duke shpërndarë turmën me anë të gazit lotsjellës. Çdo vit që festohet pavarësia kombëtare e fituar me luftën e parë botërore, grupe nacionalistësh të djathtë, mblidhen në kryeqytet duke krijuar trazira.
Qeveria polake, e cila që nga viti 2015 është shprehje e partisë së djathtë “Ligj dhe Drejtësi”, ka marrë pjesë në marshime duke iu ofruar grupeve më ekstreme një mirënjohje që në të kaluarën iu mohohej.
Manifestimi dhe përplasjet ndodhin në kulmin e një vale protestash civile të shkaktuara kundër qeverisë dhe në mbrojtje të së drejtës së grave për të ndërprerë në mënyrë vullnetare shtatzëninë. Kjo pasi gjykata kushtetuese ashpërsoi dhe më shumë ligjin polak për abortin, duke mos e lejuar dhe në rast keqformimittë fetusit./abcnews.al