Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet amerikane ka ekstraduar një person të kërkuar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të kryer 28 vite më parë. Selim Struga, 54 vjeç i lindur në Tiranë, u ekstradua nga Detroit pasi 6 vjet më parë gjykata e rrethit gjyqësor tiranë la në fuqi vendimin e gjykatës së apelit tiranë e cila e dënoi me 15 vjet burg për “vrasje me dashje”. Në 1989-ën Selim Struga ka vrarë me armë të ftohtë një shtetas në zonën e quajtur “Varri i Bamit”, ngjarje pas së cilës autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me ish-Jugosllavinë. Struga ishte në gjendje arresti në Shtetet e Bashkuara prej vitit 2011, nga ku pritej edhe ekstradimi i finalizuar në 30 dhjetor të këtij viti. /abcnews.al
Ekstradohet Selim Struga, i kërkuari për vrasjen e ndodhur në 1989
schedule13:17 - 31 Dhjetor, 2018
schedule 13:17 - 31 Dhjetor, 2018