Interpol Tirana ekstradon nga Londra 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 22 vite burg për veprat penale ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Angli, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë.
Shtetasi Martin KAZA ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg, për veprat penale ” ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit , vëllezërit D.GJ dhe A.GJ, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë./abcnews.al