Është ekstraduar nga Italia 28 vjeçari nga Kurbini Keivi Hysa, i cili akuzohet për vrasjen e një biznesmeni në Sarandë, më 10 Korrik të 2015-ës.
I riu u arrestua një vit më parë në Itali, ku fshihej me një pasaportë me identitet të ndryshuar, ndërsa krimi 4 vite më parë ndodhi për motive të dobëta, pas një sherri në lokal.
Keivi Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur 4 vite më parë në Sarandë.
Hysa u arrestua një vit më parë në Itali, ndërsa fshihet në shtetin fqinj me një tjetër identitet. Në vitin 2015, Gjykata e Sarandës ka caktuar për të masën e arrestit me burg në mungesë, duke e akuzuar për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Në Korrik të 2015-ës, Hysa së bashku me disa miq të tij kishte shkuar në qytetin e Sarandës për pushime, por në një lokal u përfshi në sherr me Edmond Mehmetin, i njohur edhe me emrin Edmond Theodhor. Por, një ditë pas sherrit, ky i fundit mbeti vrarë brenda makinës së tij.
Për këtë ngjarje është prangosur edhe xhaxhai i të riut, 48-vjeçari Gani Hysa pasi akuzohet se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me nipin e tij.
Arrestimi i Hysës është bërë një vit më parë falë bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës dhe Interpolit të Romës. /abcnews.al