Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj

schedule10:17 - 19 Shtator, 2019

schedule 10:17 - 19 Shtator, 2019

Arbër Cekaj, i akuzuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit është ekstraduar në Shqipëri. Ai kishte kërkuar azil politik në Gjermani, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit, u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Këto janë pamjet e shoqërimit me eskortë policore të Çekajt drejt qelive të parbugimit “313” Jordan Misja. Më herët Arbër Çekaj kishte kërkuar azil në Gjermani. Por kërkesa e 40-vjeçarit u rrëzua nga Gjykata e Essen.

Pronari i “Arbri Garden” Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëve, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018. Droga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku prorësitës ishte Çekaj. Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokainës. Ai u shpall nga Policia e Shtetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kaminonit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit. Ndërkohë në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lushaj.  Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kg e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milionë eurove.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!