Ekstradimi, shtyhet afati për “financierin” e Habilajve

schedule14:32 - 10 Nëntor, 2017

schedule 14:32 - 10 Nëntor, 2017

Gjykata e Tiranës shtoi me 20 ditë të tjera afatin 20 ditor të masës “arrest në burg” të dhënë më herë për Nezar Seitit për qëllime ekstradimi. Sipas dosjes së Prokurorisë së Katanias, Seiti dyshohet të jetë “financieri” i grupit të Habilajve. Ndërkohë që ndaj tij rendon edhe një masë sigurie e dhënë nga Krimet e Rënda, Prokuroria e Tiranës kërkoi shtimin e afatit me 60 ditë.

Kjo kërkesë u kundërshtua nga gjykata, e cila pranoi kërkesën e avokatit për shtim të afatit me 20 ditë. Përmes avokatit të tij Detar Hysi, i arrestuari Seiti ka ridhënë para gjykatës pëlqimin e tij për ekstradim drejt shtetit italian.

Ndonëse kërkesa e autoriteteve italiane nuk ka mbërritur, ekstradimi i Seitit duket në mision i pamundur.  Të mërkurën Krimet e Rënda vendosën një masë “arrest në burg” pa afat për të për llogari të procedimit penal të  nisur ndaj tij nga drejtësia shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!