Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se ka një procedurë të caktuar për ekstradimin në Shqipëri të eksponentëve të krimit.
Për gazetarët, Manja u shpreh se jo çdo arrestim me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht.
Ndër të tjera, Manja shtoi se finalizimi i procedurave është punë e ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
“Dua ta bëj të qartë për opinionin publuk sepse çdo arrrestim i eksponentëve të caktuar të krimit, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për llogari të drejtësisë shqiptare, është domenti i ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të drejtësisë. Jo çdo arrestim i atyre me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht, sepse ka një procedurë të caktuar ekstradimi. Është procedura në rastin e ekstradimeve. Me një pjesë shtetesh kemi marrëveshje ekstradimi. Finalizimi është punë e ministrisë së Drejtësisë, SPAK-ut. Kemi filluar procedurat për të gjithë personat që janë arrestuar me qëllim ekstradimi. Ka kohën e vet. Këto persona i ankimojnë ne vendet përkatëse. Mos u çudisni që ka persona që janë arrestuar me qëllim ekstradimi dhe ende nuk janë ekstraduar”, theksoi ai./abcnews.al