Ekstradimet e elementëve kriminalë/ Delia: Dubai ka informuar autoritetet se Erlis Duka dhe Marklen Haka ndodhen në Shqipëri

schedule18:33 - 28 Gusht, 2024

schedule 18:33 - 28 Gusht, 2024

TIRANË- Personazhet e botës së krimit që deri tani fshihen në Dubai, me zhvillimet e fundit, duket se e kanë humbur besimin se ky vend mund të jetë një strehë e sigurt për ta.

Pas ekstradimeve të fundit, konkretisht të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçes, ndjenja e frikës tek personazhet e tjerë se mund të kenë të njëjtin fat, është shtuar ndjeshëm.

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, tha se autoritetet shqiptare janë informuar nga Dubai se dy personazhe të botës së krimit, konkretisht Erlis Duka, vëllai i Leonard Dukës që u ekstradua nga Belgjika pak kohë më parë dhe Marklen Haka, aktualisht ndodhen në Shqipëri.

“Kthimi në Shqipëri ka zbehur disi atë sigurinë që kishte Dubai, si një vend që nuk mund të prekeshin. Duke parë edhe rastet e fundit, ekstradimin e Plarent Dervishaj dhe kthimin e Julian Meçes, peronat që strehoheshin në Dubai sic duket kanë nisur të ndjejnë frikën e një mundësie të mundshme ekstradimi. Pak më parapara, mora një informacion që Dubai kishte informuar autoritetet shqiptare që dy prej perona zheve që dyshohen se para pak kohësh që fshiheshin në Dubai, bëhet fjalë për Erlis Dukën, që është pjesë e klanit Duka, vëllai i Leonard Duka, që u ekstradua pak më parë nga Belgjika dhe Marklen Hala, që ishte te dosja e fundit i grupit të Niklës janë kthyer nga Dubai dhe aktualisht ndodhen në Shqipëri, domethënë në Tiranë, në Nikël, por që aktualisht ndodhen në Shqipëri. Siç duket edhe këta kanë menduar që mund ta kenë më të sigurt Shqipërinë sesa Dubain tashmë”, tha ajo.

Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC, zbulohet  se pavarësisht miqësive që kishte me Valter dhe Durim Bamin, Marklen Haka furnizonte me informacione kundërshtarët e vëllezërve Bami, që kishin si qëllim t’i eliminonin këta të fundit.

SPAK e nis zbardhjen e kësaj ngjarje me komunikimin e Emijano Shullazit, i cili ndodhet në burg prej vitit 2016 me Marklen Hakën, një tjetër personazh i njohur në Nikël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!