Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi.
Në kuadër të operacionit “Tablets” u vu në pranga A. T., 52 vjeç, banues në Dhërmi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesës së tij, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Abcnews.al/